Ragmi Mustafa: Qytetarët e Kosovës Lindore nuk do t'u kërkohet testimi për COVID-19 për të hyrë në Kosovë

Përfaqësuesit politikë të Kosovës Lindore kërkojnë nga qeveria e re e Kosovës reflektim ndaj kërkesave të tyre

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc presin që Qeveria e re e Kosovës të merret më seriozisht me çështjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore. Ndër tjera, ata presin nga qeveria e ardhshme dhe siç thonë, kryeministri në ardhje, Albin Kurti, të reflektojnë pozitivisht karshi kërkesave për përfshirjen e tyre në kuadër të dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha për Radion Evropa e Lirë, se menjëherë pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës do të kërkojnë takim me kryeministrin e ri për t’ia parashtruar kërkesat, por edhe për ta njoftuar me problemet me të cilat po përballet popullata shqiptare në Kosovën Lindore. Sipas tij, Albin Kurti, i cili pritet të jetë mandatari për formimin e qeverisë, është zotuar për ndryshim të gjendjes në atë trevë. Përfaqësuesit e Kosovës Lindore thonë se po e presin me interesim edhe vazhdimin e dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …