leoni

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, storie e suksesit në Konferencën e Amadeus IT 2019

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ishte ftuar nga Amadeus që të prezantoj sukseset e kompanisë, procesin e privatizimit deri te rritja enorme e numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve si dhe planet në të ardhmen.

Prezantimi i ANP “Adem Jashari” ishte ndryshimi i sistemit në Amadeus me temen “Duke ecur përpara në udhëtimin tonë të transformimit”. Këto suksese u shpalosën para shumë përfaqesuesve të lartë të fushës së aviacionit nëpër botë duke diskutuar për zgjerimin e perspektivave drejt ndryshimit pozitiv gjithmonë duke pasur në fokus rritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj klientëve.

Shefi Ekzekutiv i Operimeve Gokmen Aritay në konferencen e organizuar në Aeroportin Ndërkombetar të Mynhenit mes tjerash tha: ” Lëvizja në platformen Amadeus dhe/ose Altea na lejon në që të ngrisim nivelin e kënaqshmërisë dhe eksperiencës së udhëtareve në baza ditore. Për më shumë duke kaluar në Altea BRS (sistemi i pranimit të bagazheve) ne jemi bërë si njëri ndër aeroportet e para që ofron shërbimin e IATA Res 753 që rekomandohet nga Asociacioni Ndërkombetar i Transportit Ajror.”

Aeroporti Ndërkombetar i Prishtinës vazhdon të ketë rritje të numrit të udhëtareve duke shënuar kështu një rritje prej 11% në numër udhëtaresh dhe 13.09% në numër fluturimesh.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …