Bilall Maliqi

Bilall Maliqi: Çështja e librave në gjuhën shqipe, duhet të bëhet me dialog në nivelet shtetërore

Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Preshevës “Feniks”, Bilall Maliqi, ka thënë se çështja e librave në gjuhën shqipe, duhet të dialogohet në nivelet shtetërore për t’u gjetur një zgjidhje. Nxënësit kanë nevojë për libra shqip, për tekste mësimore nga Kosova, nga Shqipëria në mënyrë që të jenë të lidhur shpirtërisht dhe kombëtarisht me dy shtetet. Mendoj që për të ardhur deri te zgjidhja e kësaj çështjeje, duhet në bisedimet e niveleve shtetërore me Serbinë të futet në agjendë edhe kjo problematikë e ndjeshme për popullatën dhe nxënësit tanë, ose të ushtrohet reciprociteti, në mënyrë që të arrihet marrëveshja që edhe nxënësit shqiptar të kenë të drejtë të mësojnë me tekste të shteteve amë siç mësojnë nxënësit serb në Kosovë me planprogram të Serbisë, ka theksuar kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Preshevës “Feniks”, Bilall Maliqi.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …