leoni

Sot është ditëlindja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet ditëlindja e heroit të kombit, Zahir Pajaziti

​Sot është ditëlindja e njëri ndër  komandantët e parë  të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Besianës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë. Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe hero i luftës së Kosovës. Zahiri ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut. Ai ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës. Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin “Hero i Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Hurryiet: Kryetarja, Vjosa Osmani iu ka nënshtruar një operacioni në Antali për heqjen e kilogramëve

Vjosa Raif Osmani: Disa gazetarë janë bashkëpunëtorë të Radoiçiqit, por s’dua të ndërhyj në hetime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë deklarata të forta duke thënë se disa gazetarë …