Sot në 30-vjetorin e rënies në demonstratat e nëntorit të vitit 1989, përkujtohet dëshmori, Bedri Ilaz Sokoli

Sot në 30-vjetorin e rënies në demonstratat e nëntorit të vitit 1989, përkujtohet dëshmori, Bedri Ilaz Sokoli

Sot në 30-vjetorin e rënies në demonstrata popullore të nëntorit të vitit 1989, do të përkujtohet dëshmori i kombit, Bedri Ilaz Sokoli. Pas aktiviteteve me homazhe në vend-rënien e dëshmorit dhe te pllaka përkujtimore, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në orën 17.00 do të mbahet Akademia përkujtimor në nderim respekt e mos-harrim të veprës  së dëshmorit, Bedri Ilaz Sokoli.

Më 1 nëntor të vitit 1989 ra në ballë të demonstruesve në Prishtinë, Bedri Ilaz Sokoli. Ai u lind më 14 janar të vitit 1962, në fshatin Llugë të Besianës, ish Podujevë. Bedriu,  si nxënës ka marrë pjesë në demonstratën e 3 prillit të vitit 1981, në Besianë, ku  ishte dalluar në mesin e protestuesve për karakterin e tij militant dhe vrullin djaloshar. Ka marrë pjesë në demonstratën e madhe që u mbajt në qendër të Prishtinës,  më 23 tetor të vitit 1989, në sheshin para Gjykatës së Qarkut.   Më 1 nëntor 1989, demonstratat në Prishtinë ishin masivizuar dhe ishin përhapur në shumë sheshe të kryeqytetit të Kosovës. Në ato demonstrata kishin marrë pjesë edhe dy të rinj militantë, bashkëvendësit e tij Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, si edhe disa të njohur të tjerë të Bedriut, Ditën e një nëntorit të vitit 1989,  në orët e mbrëmjes Bedriu ndodhej në ballë të protestuesve. Një inspektor i sigurimit, në rroba  civile,  kishte përcjellë Bedriun nga prapa dhe kishte bërë përpjekje t’ ia rrëmbente flamurin kombëtar, të cilin ai nuk e lëshonte nga dora. Pas përleshjes, inspektori nxjerr revolverin dhe e godet për vdekje.  Atë ditë në protesta ishin përleshur me policinë  edhe Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, por u kishin shpëtuar nga duart për të vazhduar rezistencën heroike, në Kodën e Diellit, në Prishtinë,  duke rënë në altarin e Atdheut më 2 nëntor të vitit 1989.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …