Brickos

STUDENTËT E UBT-së PËR JUNIKUN ME PAMJE UNIKE

Komuna e Junikut, priti studentët e Universitetit UBT, të cilët u mirëpritën nga drejtori për Urbanizëm, Gjeodezi, Kadastër dhe Mjedis, ku u informuan me përbërjen e komunës së Junikut, karakteristikat, gjendjen urbanistike, mundësit dhe kontributin e komunës së Junikut. Drejtori i Urbanizmit Hasan Krasniqi vlerësoj se kontributi i studentëve në hartimin e Masterplanit për Qendër i shërben Planit Zhvillimor Komunal dhe hartimit të Hartës Zonale për Komunën e Junikut. Asistenti i Universitetit UBT Modest Gashi, prezantoj elementet që do vihen në fokus gjatë hartimit të Masterplanit si: Trashëgimia, Parkingjet dhe Hapësirat e gjelbërta dhe rekreative, ku studentët do punojnë duke u bazuar në rritjen potenciale të dendësisë së popullsisë, uljes së mbingarkesës në trafik, shfrytëzimin selektiv të tokës dhe parashikimit të nevojave të personave me nevoja të veçanta. Studentët pas vizitës në teren, u pritën në takim nga kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, ku i njoftoj për historikun e Junikut, planin zhvillimor lokal dhe prioritetet e komunës së Junikut, si dhe shprehi gatishmërinë për jetësim të menjëhershëm të Masterplanit pas hartimit të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …