leoni

Malisheva njëra prej komuna më të qeta dhe më të sigurta në vend

Në Malishevë është mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), e drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha. Në këtë mbledhje është vlerësuar situata e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Malishevës, ku u konkludua se Malisheva vazhdon të mbetet njëra prej komunave më të qeta dhe më të sigurta në vend, në aspektin e sigurisë së përgjithshme. Bazuar në raportet e organeve përgjegjëse për sigurinë e përgjithshme, situata e sigurisë në Komunën e Malishevës, vlerësohet e qetë, stabile, dhe pa tendencë të prishjes së kësaj situate. Po ashtu edhe në raportimin e tij, komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi tha se, në raportet policore, krahasuar me vitin paraprak, ka rënie të veprave penale në territorin e Komunës së Malishevës. Po ashtu edhe situata me ethet hemorragjike krime kongo, u vlerësua nën kontroll të plotë, pasi tani e gjashtë vite me radhë, nuk ka asnjë rast të vdekjeve nga ky virus, në territorin e Komunës së Malishevës. Edhe në fushat tjera të sigurisë së përgjithshme, situata u vlerësua e mirë dhe pa tendencë të prishjes së kësaj situate.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …