Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar takime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar takime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës. Ai ka njoftuar se gjatë takimeve është biseduar për marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve tona, zhvillimet politike në Kosovë dhe situatën rajonale në Ballkan. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar nëpërmjet adresës elektronike se kuadër të vizitës dyditore në Paris, dje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës në Quai D’Orsay, ka takuar drejtorin për Evropën Kontinentale, Frederik Mondoloni, shefin e departamentit për Ballkanin Perëndimor, Tomas Bertin, dhe drejtorin e kabinetit të ministrit të çështjeve evropiane, Vinsent Guerend. Pas urimeve të tyre për suksesin tonë në zgjedhje dhe falënderimeve të mia për mbështetjen e Francës për Kosovën, diskutuam për marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve tona, zhvillimet politike në Kosovë dhe situatën rajonale në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Sot, edhe nga këtu, po u themi qartë: ata nuk janë vetëm

Organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, sot në Prishtinë u orginizu aktiviteti për nisjen llogaritjen …