Bislimi jep dorëheqje nga posti i deputetit

Bislimi: “Lista Serbe” para se të bëhet pjesë e qeverisë duhet ta njeh Kosovën dhe ta respektoj Kushtetutën e saj

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka deklaruar se “Lista Srpska” për t’u bërë pjesë e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, së pari duhet ta njeh Kosovën dhe ta respektoj Kushtetutën e saj. Ai ka shtuar më tutje se mund të ketë qeveri edhe pa Listën Serbe. Kushtetuta thotë qartë neni 92.1 se qeveria e Kosovës duhet të qeverisë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. Lista Serbe duhet të na dokumentojë që e njeh shtetin e Kosovës dhe që do të veprojë për të avancuar interesat e Republikës së Kosovës. Ne nuk do të lejojmë që me buxhetin tonë të vijnë njerëz apo grupe të cilët punojnë për të shkatërruar shtetin e vet. Por në këtë konstalacion mendoj që secila palë e ka për obligim me qenë pak më fleksibil dhe kreativ. Me gjet një zgjidhje e cila në afatgjatë duket që ka qenë zgjidhja më e mirë, ka deklaruar në mes tjerash nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …