Brickos

Shtetet e Bashkuara po punojnë në mënyrë “shumë aktive” që Koreja e Veriut të kthehet në tavolinën e bisedimeve

Shtetet e Bashkuara po punojnë në mënyrë “shumë aktive” që Koreja e Veriut të kthehet në tavolinën e bisedimeve

Koreja e Jugut thotë se Shtetet e Bashkuara po punojnë në mënyrë “shumë aktive” që Koreja e Veriut të kthehet në tavolinën e bisedimeve, në mënyrë që të zgjidhen problemet bërthamore dhe të sigurisë në Gadishullin Korean. Kjo deklaratë vjen në kohën kur afati i fundit po afrohet pasi Phenjanin po kërkon që Uashingtoni të rrisë fleksibilitetin në bisedime. Seuli po bisedon me liderin verikorean, Kim Jong Un lidhur me këtë çështje, u tha gazetarëve diplomati jugkorean, Chung Eui-young. “Siç e dini, Veriu ka dhënë një afat për këtë çështje dhe marrë parasysh pozicionin e Koresë së Veriut, ne po koordinohemi me palën amerikane. Nëse bisedimet e zyrtarëve të lartë ndodhin dhe çojnë në progres substancial, një samit i tretë Kore e Veriut-SHBA është i mundshëm”, tha ai. Gjatë samitit të dytë, lideri verikorean, Kim Jong Un kërkoi nga presidenti amerikan, Donald Trump që të heqë dorë nga sanksionet, në mënyrë që Veriu të heqë dorë nga kompleksi kryesor bërthamor që ka. Më 2 tetor, Koreja e Veriut tha se ka testuar atë që e quajti raketë balistike “shumë të madhe”, vetëm disa orë pasi tha që është i gatshëm të rikthehet në bisedime me SHBA-në.

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …