Nisma Socialdemokrate

Fazli Hoxha: Si mund të thirret në patriotizëm Vetëvendosja duke mbrojtur votën ilegale të ardhur nga Serbia

Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka reaguar pas vendimit që tre kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sot janë  janë ankuar në Gjykatën Supreme rreth vendimit të Panelit Zgjedhor vendim ky që Vetëvendosjes  ia merr tre deputetë dhe mundëson hyrjen në Kuvend të koalicionit Nisma-AKR-PD. Ai ka thënë se Nisma Socialdemokrate ka mirëpritur vendimin e ligjshëm të Panelit, i cili  u bëri një shërbim të madh proceseve demokratike në Kosovë, duke kthyer integritetin e zgjedhjeve. Ne si Nismë Socialdemokrate kemi mirëpritur vendimin  e ligjshëm të Panelit Zgjedhor, i cili i ka bërë një shërbim  madh proceseve demokratike në Kosovë, duke kthyer integritetin e zgjedhjeve”, ka thënë, Fazli  Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Robert English: Dyshoj që ardhja e Listës Studentore në pushtet në Serbi do ta ndërrojë qasjen e Serbisë ndaj Kosovës

Duke komentuar zhvillimet e kohës së fundit në Serbi, profesori asociuar i Politikës së Jashtme …