leoni

Erdogan

Kryetari i Turqisë, Erdogan, ka paralajmëruar BE-në se mund t’i lirojë nga burgjet anëtarët e të ashtuquajturit Shtet Islamik

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar Bashkimin Evropian e vendi i tij mund t’i lirojë anëtarët e të ashtuquajturit Shtet Islamik dhe t’i dërgojë ata përsëri në Evropë. “Ju duhet ta rishikoni qëndrimin tuaj ndaj Turqisë e cila mban kaq shumë anëtarë të Shtetit Islamik në burg dhe i kontrollon ata në Siri” – tha Erdogan para gazetarëve në aeroport, para një udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Erdogan ka reaguar kundër  sanksioneve të fundit që BE-ja ka shpallur mbi Turqinë në lidhje me Qipron. Bashkimi Evropian të hënën njoftoi për një sistem që do të vendosë sanksione ndaj Turqisë për shpime pa leje në Detin Mesdhe afër Qipros për shfrytëzimin e gazit.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …