Nisma Socialdemokrate

Nisma: Ndërhyrjet e Nazlie Balajt e Adnan Rrustemit në tavolinat e rinumërimit për të dirigjuar procesin

Pas vendimit të PZAP-së, KQZ-ja ka urdhëruar QNR-në që të fillojë me rinumërimin e 1472 kutive të votimit. Siç edhe është e përcaktuar me ligj, partitë politike kanë të drejtë që të dërgojnë vëzhgues për të monitoruar këtë proces. Nisma ka njoftuar përmes një komunikate për media se janë duke përcjellë këtë zhvillim, dhe sipas saj “gjatë gjithë këtyre ditëve të rinumërimin, vëzhguesit kanë vërejtur shumë parregullsi dhe janë ballafaquar me presione të ndryshime nga anëtarët e LV-së në KQZ”. “Ata kanë ndërhyrë edhe duke kapur fletëvotimet, për më tepër edhe duke vendosur se cilat nga ato fletëvotime janë të vlefshme apo të pavlefshme”, është thënë në komunikatën e Nismës Socialdemokrate.

Ndërhyrjet e vazhdueshme të Nazlie Balaj dhe Adnan Rrustemi në tavolinat e rinumërimit për të dirigjuar se cila votë është e vlefshme apo e pavlefshme dhe presioni që po u bëhet vëzhguesëve dhe stafit të QNR-së është skandaloz dhe në kundërshtim me ligjin. Asnjë anëtar i KQZ-së nuk ka të drejtë të ndërhyjë në tavolinat e numërimit dhe aktivisht të angazhohet në rinumërim, e aq më tepër të marrin rolin aktiv të vlerësuesit të vlefshmërisë së votave. Gjatë këtij procesi, tash e disa herë ka ndodh ky veprim nga këta anëtarë të KQZ-së.  Sipas raporteve të vëzhguesëve tanë, dje gjatë ditës, znj. Nazlie Balaj dhe z. Adnan Rrustemi kanë ndërhyrë në mënyrë aktive duke kërcënuar, duke rinumëruar e duke vlerësuar vota.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …