leoni

Nisën punimet në ndërtimin e memorialit ,,Dëshmorët e Kombit ‘’ në fshatin Carrabreg i Ulët

Në afërsi të SHFMU ,,Lidhja e Prizrenit’’ kanë nisur punimet për ndërtimin e memorialit ,,Dëshmorët e Kombit ‘’ të fshatit Carrabreg i Ulët t+ë komunës së Deçanit, aty ku do të skaliten emrat e 6 Dëshmorëve të këtij fshati të rënë në luftën e UÇK-së si dhe 2 dëshmorët e viteve të 90-ta. I pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ndër të tjera tha se falë gjakut të dëshmorëve ne sot jemi këtu bashkë duke ndërtuar shtetin tonë, duke punuar që amaneti i këtyre dëshmorëve të jetësohet. Sipas mbikëqyrëses së punimeve të këtij memoriali Ajshe Qorraj, ky projekt do të realizohet sipas dinamikës së paraparë të punimeve dhe vlera investive e këtij projekti në total kapë shifrën 32,112.45€.

Kontrolloni gjithashtu

U zhvillua një aksion i pastrimit dhe largimit të deponisë ilegale të mbeturinave në rrugën Viti- Kllokot

Nën organizimin e përbashkët të komunës së Vitisë, konkretisht drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë …