Brickos

Zëvendësministrja Bunjaku mori pjesë në hapjen e ekspozitës së Kimonës

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku mori pjesë në hapjen e ekspozitës së Kimonës me promovim të trashëgimisë kulturore me motive nga Kosova, kjo ekspozitë u organizua nga Asociacioni i Miqësisë Kosovare-Japoneze në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogadani”. Me këtë rast, zëvendësministrja Bunjaku tha se “Kimonoja është veshje tradicionale japoneze tashmë e dizajnuar me motive nga Kosova, me promovim të trashëgimisë kulturore nga zonja Naoe Kawamura, dhe do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike ‘Tokyo 2020 në Japoni”. “Tashmë kemi marrë dhe konfirmimin se në një të ardhme të afërt do të hapet Ambasada e Japonisë në Prishtinë, dhe gjithashtu jemi mirënjohës se Japonia jo vetëm se ka njohur shtetin e Kosovës por besojmë fuqishëm në mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, tha Bunjaku. Tutje Bunjaku shtoi se ndihet falënderuese dhe mirënjohëse që Japonia dhe Kosova viteve të fundit kanë rritur frymën e bashkëpunimit dhe kanë shkëmbyer përvoja të ndryshme, gjithashtu uroi që ky bashkëpunim të jetë në të gjitha sferat e mundshme e jo vetëm në sport dhe kulturë, duke pasur parasysh të arriturat e shtetit të Japonisë si në: avancimin e zhvillimit të teknologjisë, edukimin, arsimimin, zhvillimin ekonomik, shëndetësinë e kështu me radhë”.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …