Së shpejti do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e kryetarit që përfaqëson vetëm opozitën në Shqipëri, Ilir Meta

Ilir Meta: Po më shkarkuan nga posti, populli duhet të armatoset, që të më mbrojë

Përfaqësuesi i Institucionit të kryetarit të Shqipërisë, Ilir Meta, thotë se në rast se i rrezikohet posti,  shqiptarët sipas tij u dashka të marrin armët, për ta mbrojtur atë. Njëjtë kishte deklaruar edhe Sali Berisha disa vjet më parë, kur hapur në Kuvendi i kishte bërë thirrje  popullit të rrëmbejnë armët dhe të rrëzojë nga posti, Edi Ramën. Meqë ishte i sigurte se me votat demokratike nuk do ta rrëzonte kurrë.  Meta thotë: “Presidenti është i detyruar t’i thotë popullit shqiptar se këtu ka përfunduar çdo gjë lidhur me shtetin e së drejtës, çdo mundësi demokratike. Këtu  kanë ngelur tri rrugë: ose njerëzit të marrin armët për ndryshimin, ose të bëhen skllevër të një regjimi një partiak ose të ikin të gjithë nga Shqipëria. Të tria janë të papranueshme por, për mua ato dy të fundit janë tmerrësisht të papranueshme”, ka deklaruar Ilir Meta krejt i çartur nga frika e humbjes së postit, në të cilin e kishte vendosur Edi Rama pas zgjedhjeve dhe pazarit politik, që kishte lidhur me LSI-në, pavarësisht se zgjedhjet i kishte fituar Partia Socialiste duke marrë 74 deputetë.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …