KPF – mbajti mbledhjen e Dhjetë (X) të rregullt për vitin 2019

Mbledhjen e dhjetë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa (X) në Malishevë e udhëhoqi Kryesuesi, Rrahim Morina, i cili para anëtarëve paraqiti rendin e punës, ku me votim unanim u miratua. Debati nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, filloi me shqyrtimin e procesverbaleve të mbledhjes së nëntë të rregullt dhe të dytës urgjente dhe u miratua ashtu siç ishte, pa ndryshime. Të shqyrtimi i Raportit të Drejtorisë së Urbanizmit për realizimin e projekteve kapitale për vitin 2019, nga anëtarët e KPF-së u kërkuan dokumentacione shtesë dhe të specifikuara për së cilin projekt të realizuar dhe ato në realizim, pasi u rekomandua për mbledhjen e radhës të KK – Malishevës, si dhe ashtu për kuvend u rekomandua edhe pika për Formimin e Komisionit për hartimin e Planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2020. U debatua edhe për raportin e Eko-regjionit, draft-rregulloren për Tatim në Pronë, si dhe për disa zëvendësime të anëtarëve nëpër komitete të cilët kanë bërë kërkesa për zëvendësimin e tyre. Në fund shqyrtuan edhe kërkesat që kanë bërë qytetarët dhe kërkuan që për kërkesat e ndërrim destinimit të tokave bujqësore në ato ndërtimore e që janë në PZHK- të merret Drejtoria e Urbanizmit për vendime. KPF- shqyrtoi edhe kërkesat të nevojave shëndetësore për personat që iu kanë drejtuar, këtij trupe të kuvendit, në shumën e lejuar ligjore. Të gjitha këto pika u rekomanduan për mbledhjen e re të Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …