shengen

Dridhen Shëngeni dhe BE-ja

Vala e refugjatëve drejt shteteve të Evropës si pasojë e luftës në Siri, Irak e Afganistan, ka shkaktuar jo vetëm reagime në shtetet e BE-së por edhe shtrëngim të masave. Në një kohë kur liderët e Bashkimit Evropian po përpiqen ta ruajnë regjimin pa viza Schengen, goditja e radhës vjen nga Belgjika. Qeveria belge ka vendosur afro 300 forca policore pranë kufirit me Francën, pas shkatërrimit të kampit të refugjatëve që ndodhej ne Kale të Francës.  Autoritetet druhen se prishja e tendave në të cilat qëndronin afro 3.000 azil kërkues mund të sjellë një valë refugjatësh drejt Belgjikës. Automjetet e qytetarëve janë kontrolluar një për një, ndërkohë që atyre i’u është kërkuar që të tregojnë edhe kartat e identitetit. Belgjika është bërë vendi i shtatë brenda zonës Schengen që ka rivendosur kontrollet në pikat kufitare. Në ndarjet territoriale me Francën, Belgjika ka dërguar afro 300 policë, dhe kjo konsiderohet si një tjetër goditje për shtetet e Bashkimit Evropian, në një kohë kur unionit po i kërcënohet lëvizja e lirë pa viza.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …