Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar lidhur me prioritetet e qeverisë së tij gjatë këtij viti. Ai ka premtuar se autoritetet qeveritare do të iniciojnë: kompensimin e dëmeve të luftës, zbardhjen e të gjitha rasteve të të pagjeturve, zbardhjen e vrasjeve politike dhe reformën zgjedhore. “Realizimi i këtyre objektivave është në interes të vendit, të qytetarëve dhe të të gjitha subjekteve politike”, ka thënë Mustafa. Mirëpo Qeveria e Isa Mustafps po përballet me kundërshtime dhe bojkot të punës nga opozita e bashkura, për shkak të marrëveshjes që ka nënshkruar ai me Serbinë, për formimin e Asocicacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe me Maili e Zi lidhur me Demarkacionin. Mustafa do të përballet edhe me përçarjen që ka shkaktuar në parti i zgjedhja e Hashim Thaçi në postin e kryetarit të Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
