7 Marsi - Dita e Mësuesit

Me aktivitete të ndryshme tematike, kulturore e arsimore sot kudo të trevat shqiptare shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit

Me aktivitete të ndryshme tematike, kulturore e arsimore, sot, kudo të trevat shqiptare shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit. Më 7 Mars të 1887, në qytetin e  Korçës, pas një pune të gjatë, të mundishme dhe të rrezikshme, të shumë rilindësve  u hap Shkolla e  parë në gjuhën  shqipe. Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore e historike e mbarë kombit shqiptar. Dita e Mësusit festohet Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, në Kopsovën Lindore dhe kudo në mërgatë. Mësuesi dhe drejtori i parë i Shkollës së parë shqipe  ishte atdhetari dhe intelektuali, Pandeli Sotiri.  Edhe pse në kushte dhe rrethana të vështira, kur ende nuk ishte legalizuar e drejta e shkollimit të shqiptarëve në gjuhën e tyre amtare, kjo shkollë qëndroi e hapur për 15 vjet. Aty kanë punuar përveç mësuesit patriot, Pandeli Sotiri edhe atdhetarë  e arsimtarë të tjerë si, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami e të tjerë. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi të madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit e tyre. Të edukuar dhe me frymën e lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen dhe pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshëm për luftën për liri dhe pavarësi.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …