Jep dorëheqje kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako, pasi shprehet se duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima

Jep dorëheqje kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako, pasi shprehet se duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit ka dhënë dorëheqjen. Në një intervistë ekskluzive të dhënë ditën e djeshme, Valbona Sako është shprehur që duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima, për arsye sepse në raste të tjera kanë qenë mbi 1,000 mijë viktima. Sako ka dhënë lajmin për largimin e saj duke u shprehur se ishte tepër e lënduar nga reagimet negative ndaj prononcimit që ajo bëri ditën e djeshme. “E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve.”, thuhet në reagimin e Sakos.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku-Sadriu e akuzon Faton Pecin si “shërbëtor” të Vetëvendosjes dhe për përfshirje në kontrata të dyshimta

Deputetja dhe nënkryetarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit në …