Duke filluar nga vitet e pasluftës, vetëm gjatë një viti në Kosovë ndodhin mbi 15 mijë aksidente

Duke filluar nga vitet e pasluftës, vetëm gjatë një viti në Kosovë ndodhin mbi 15 mijë aksidente

Duke filluar nga vitet e pasluftës, vetëm gjatë një viti në Kosovës  ndodhin mbi 15 mijë aksidente, u tha në konferencën e organizuar me kryesuesit e këshillave komunalë për Siguri në Bashkësi, ku nga këta të fundit të pranishëm ishin vetëm kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma dhe ai i Mamushës, Abdylhadi Krasniqi. Për institucionet lokale pati edhe kritika nga OSBE, ku sipas tyre pavarësisht mbështetjes nuk ka pasur progres në siguri. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, i cili ka diskutuar edhe për aksidentet e shumta në të gjitha komunat e Kosovës. Sipas tij është koha e fundit kur institucionet duhet të ndërmarrin diçka për minimizimin e aksidenteve. Për këto aksidente, të cilat në shumë raste po sjellin viktima në njerëz, jam i vetëdijshëm që përgjegjësia kryesore bie mbi institucionet qendrore, një angazhim gjithëpërfshirës është i domosdoshëm me qëllim të marrjes së masave, për të zvogëluar numrin e aksidenteve. Duke analizuar numrin e aksidenteve të trafikut rrugor në Kosovë, gjatë periudhës 1 janar-nëntor 2019, numri i përgjithshëm i aksidenteve gjatë kësaj periudhe kohore është 14 mijë e 113, me fatalitet 99 persona të vdekur, me lëndime 5 mijë e 387, me dëme materiale 8640 ”, tha Ekrem Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …