Ministri Tahiri: Është shënuar progres substancial në parandalimin dhe trajtimin efikas të rasteve të dhunës në familje

Tahiri: Është shënuar progres substancial në parandalimin dhe trajtimin efikas të rasteve të dhunës në familje

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka marrë pjesë në tryezën ku është prezantuar projekti “Baza e të dhënave të rasteve të dhunës në familje”, e cila është realizuar nga Zyra e Koordinatorit Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Me këtë rast, ai, tha se Ministria e Drejtësisë, për këto dy vite ka pasur një progres substancial në parandalimin dhe trajtimin efikas të rasteve të dhunës në familje, ndërsa vlerësoi se baza e të dhënave të rasteve të dhunës në familje është e arritur e prekshme. Sipas tij, kjo data-bazë nuk ka qëllim primar grumbullimin e të dhënave sa për t’i evidentuar ato, por edhe analizën shkak-pasojë në mes tyre, analizën e rasteve të dhunës në familje, rrjedhimisht, ndërtimin e një perspektive më efektive që i përgjigjet problemeve reale. Ai tha se janë tri komponentë që e bëjnë të mundur dhe që është punuar për trajtimin dhe parandalimin e dhunës në familje duke filluar në rrafshin e drejtësisë penale ku sipas tij dhuna në familje është sanksionuar për herë të parë si vepër penale në kuadër të Kodit të ri Penal.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …