Sot rifillon procesi mësimor në Shqipëri, në zonat e prekura nga tërmeti si në Tiranë, Durrës, Vorë dhe Kurbin

Sot rifillon procesi mësimor në Shqipëri, në zonat e prekura nga tërmeti si në Tiranë, Durrës, Vorë dhe Kurbin

Dy javë pas tërmetit në Shqipëri, nxënësit sot do t’i rikthehen bankave të shkollës. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar se sot do të rinisë procesi mësimor në zonat e prekura nga tërmeti në Tiranë, Durrës, Vorë dhe Kurbin. Ndërsa mbi 30 shkolla të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit nuk do të hapen për shkak të dëmeve të shkaktuara. Dy ditë më parë zëvendës-ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu sqaroi planin e zhvendosjes për këtë nxënës, të cilët nuk do të humbasin asnjë orë mësimi. Haxhiu tha se janë marrë të gjitha masat që nxënësit të transportohen në shkolla të tjera, duke filluar nga pikat e grumbullimit deri tek shpenzimet, të cilat do të mbulohen nga buxheti i ministrisë.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …