leoni

150 mijë punëtorë nuk do të përfitojnë asnjë cent nga Rimëkëmbje por edhe 100 mijë të tjerë do të përfitojnë më pak se 100 euro

Ministria e Financave: Pagat e dhjetorit do të ekzekutohen me rritje ashtu siç është paraparë me Ligjin e ri të Pagave

Ministria e Financave do të bëjë ekzekutimin e pagave të dhjetorit me rritje, për Sektorin Publik, ashtu siç është paraparë me Ligjin e ri të Pagave. Këtë e ka konfirmuar, Muharrem Shahini nga Zyra për Informim e kësaj ministrie. ”Për zbatimin e Ligjit për pagat janë bërë përgatitjet për të filluar implementimi i tij në muajin dhjetor. Mjetet financiare janë në buxhet, masa e pagave e buxhetuar  është më se e mjaftueshme për mbulimin e kësaj kostoje financiare”. Nga kjo Ministri bëhet e ditur se përkundër që ky Ligj u dërgua në Gjykatën Kushtetuese javën që e lamë pas, kjo nuk do të ndikojë në ndryshim të tij deri në një vendim. ”Nëse Ligji për Pagat dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, atëherë deri në marrjen e vendimit nga kjo Gjykatë Ligji aktual është në fuqi dhe nuk e pengon implementimin e tij, nga ana e Ministrisë së Financave”.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …