Ambasadori Heldt: Shpresoj që Kosova në vitin 2020 ta ketë një dozë të madhe të ajrit dhe qiellit të pastër

Ambasadori Heldt i dërgon mesazh Vetëvendosjes dhe LDK-së, kjo javë të jetë vendimtare për krijimin e qeverisë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka dërguar një mesazh për Vetëvendosjen dhe LDK-në duke thënë se kjo javë do të jetë vendimtare për krijimin e qeverisë. Edhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë pohuar se gjatë kësaj jave do të ndodhë marrëveshja për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kanë kaluar më shumë se dy muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme dhe dy javë nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit, por ende nuk është arritur një marrëveshje finale për formimin e qeverisë së ardhshme. Si rezultat i kësaj ndërkombëtarët po bëjnë presion të vazhdueshëm për krijimin e institucioneve të reja. Sipas Heldtit, Kosova ka nevojë për qeveri të re dhe për fillim të punës së institucioneve. Në anën tjetër Kurti dhe Mustafa nuk janë takuar mes vete për të diskutuar rreth koalicionit për më shumë se një javë.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …