ShMP ”Jonuz Zejnullahu” përfituese e projektit ALLED2

Komuna e Vitisë është ndër komunat përfituese e projektit ALLED2, që do të realizohet në Shkollën e Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti. Ky projekt financohet nga BE-ja dhe implementohet nga Agjencioni Austriak për zhvillim ADA. Vlen të theksohet se Komuna e Vitisë ka qenë edhe përfituese e projektit ALLED 1, ku është bërë financimi i rregullimit te laboratorit të Teknologjisë Ushqimore. Ndërsa tani në fazën e dytë ALLED 2, do te vazhdohet edhe me komponentat tjera në mbështetje të shkollës profesionale.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …