SBASHK-u vendos që nesër të mbahet grevë dyorëshe paralajmëruese në të gjitha insitucionet arsimore në vend

SBASHK-u vendos të rifillojë “terrorizimin” e arsimit në Kosovë, paralajmëron edhe tri javë grevë

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka  autorizuar kryetarin  e vet fiskullturant dhe kryesinë që në koordinim me Federatën e Sindikatës së Shëndetësisë dhe atë të Policisë të nisin bashkërisht me veprime sindikale. Sipas sindikatës, duke u bazuar në këtë dhe në koordinim të plotë me këto dy federata të premten mbahet grevë dyorëshe paralajmëruese në çerdhe, në Universitete dhe në të dy ndërrimet e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës me kërkesën drejtuar institucioneve që të punësuarit në arsim dhe gjithë të tjerët pagën e dhjetorit ta marrin bazuar në Ligjin e pagave.  Kjo sindikatë e një klani të papërgjegjshëm,  të manipuluar nga politika  dhe tejet arrogant, është në rrugë të minimit të arsimit tonë kombëtar, pavarësisht se nxënësit e vendit tonë janë të fundit në botë në cilësimin e  aftësive në mësim. Po të kishte ligj në Kosovë, këta njerëz që manipulojnë me ardhmërinë e rinisë së vendit do të  duhej të dënoheshim me burg.

Kontrolloni gjithashtu

Shala, PDK: Qeveria Kurti po u garanton miliona KEDS-it, KESCO-s, NOA-s dhe GEN-it në kurriz të qytetarëve

Ferat Shala: Pushteti aktual vendosi në pozitë vëllain e Albin Kurtit si personin më të besuar për të tregtuar energji

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala, ka ngritur akuza të ashpra ndaj qeverisë …