Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka anuluar zyrtarisht tenderin 110 milionësh për autostradën e Gjilanit

LDK dhe VV thonë se paratë për autostradën e Dukagjinit do të ridestinohen, AAK thotë autostrada do të bëhet

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë shprehur kundër ndërtimit që Autostradës së Dukagjinit. Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se paratë e dedikuara për këtë autostradë do të shkojnë në zgjerim të rrugëve dhe në projekte tjera, që sipas tij përfitojnë më shumë qytetarët e Rrafshit të Dukagjinit. Sipas tij me buxhetin e parashikuar për autostradën e Dukagjinit do të investohet në zgjerimin e rrugës me nga dy korsi, rruga Burim-Pejë-Deçan-Gjakovë, e deri në Prizren me rrethrrotullim nëpër vendbanime kryesore dhe në rrugë tranzite për të evituar trafikun nëpër qytetet që kalon rruga. Por, ndërtimi i kësaj autostrade, sipas ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Pal Lekaj, është punë që do të bëhet patjetër. Ai sqaron se autostrada e Dukagjinit do të bëhet me pagesë, por jo me tarifë të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …