Gjykata Kushtetuese

Opozita ka kërkuar mbajtjen e një seance dëgjimore gjatë procesit gjyqësor

Me kërkesën që ka ushtruar opozita për prishjen e vendimit lidhur me  zgjedhjen e Thaçit kryetar, ajo parasheh edhe  marrjen e masës së përkohshme dhe organizimin e një seance dëgjimore gjatë procesit gjyqësor. Në këtë kërkesë thuhet: “Bazuar në nenin 27 masat e përkohshme, paragrafi 1 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, parashtruesit kërkojnë që Gjykata Kushtetuese, sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të palës, të vendosë përkohësisht masë të përkohshme ndaj çështjes që është bërë objekt i kësaj procedure. Këto masa janë të nevojshme për të evituar rreziqe ose dëme të pariparueshme për të ardhmen e vendit. Ndërsa duke u bazuar në nenin 39 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese, parashtruesit e kërkesës kërkojnë që, në cilësinë e palës, të ftohen në seancë dëgjimore nga Gjykata Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …