Kryekuvendari Veseli do vendos lule pranë monumentit “Heroinat”, në Prishtinë

Kryekuvendari Veseli do vendos lule pranë monumentit “Heroinat”, në Prishtinë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, vendos lule pranë monumentit “Heroinat” në Prishtinë. Kjo do të bëhet në ora 9:45, ndërsa në orën 10:00, në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës do të shfaqet dokumentari “Mendoj për Ty”. Pas shfaqjes së dokumentarit kryetari i Kuvendit do të mbajë një fjalë rasti. Për nder të kësaj dite një aktivitet do të mbahet edhe nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës në bashkëpunim me disa organizata tjera, ku do të organizojnë Klubin e Leximit dhe Diskutimit të Librave Feminist. Ky aktivitet do të zhvillohet në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së, në ora 10:30. Lëvizja Vetëvendosje në kuadër të Ditës së Gruas organizon tubim lidhur me moszbatimin e qëllimshëm nga ana e Qeverisë së Kosovës të ligjit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Ngjarja e Vetëvendosjes do të organizohet në Hotelin Grand në ora 14:00.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …