Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" bënë të ditur se nesër do të realizohen disa fluturime

Për shkak të mjegullës katër fluturime anulohen në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”

Të paktën dy fluturime drejt Aeroportit të Prishtinës dhe dy nga ky aeroport janë anuluar të dielën në mbrëmje, për shkak të mjegullës që ka mbuluar vendin. Sipas faqes zyrtare të ANP “Adem Jashari”, një fluturim nga Stambolli dhe një tjetër nga Baseli drejt Prishtinës janë anuluar. Po ashtu në këtë faqe thuhet se janë anuluar fluturimet nga Prishtina drejt Stambollit dhe një drejt Polonisë. Mjegulla e dendur kishte pamundësuar aterrimin e aeroplanëve në Aeroportin e Prishtinës edhe në fund të muajit nëntor.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …