Donald Trump

Kryetari amerikan, Donald Trump ka deklaruar se po vijnë lajme të mira lidhur me Sirinë dhe Lindjen e Mesme

Kryetari amerikan, Donald Trump ka deklaruar se po vijnë lajme të mira lidhur me Sirinë dhe Lindjen e Mesme”. Trump ka bërë një deklaratë  pas përfundimit të afatit 120 orësh që u dha pas marrëveshjesh së arritur mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me pjesën verilindore të Sirisë. “Duket se po vijnë lajme të mira lidhur me Sirinë dhe Lindjen e Mesme. Do të vijnë edhe informacione të tjera”, është shprehur Trump. Bashar al Asad ka pranuar plotësisht marrëveshjen midis Rusisë dhe Turqisë për ndarje në zonat e kontrollit dhe ndikimit midis trupave të Ankarasë dhe Moskës në verilindje të Sirisë. Kryetari rus, Vladimir Putin dhe Asad kanë zhvilluar një bisedë telefonike, pasi Putin kishte arritur marrëveshjen me kryetarin  turk Rexhep Tajip Erdogan, për një marrëveshje me 10 pika.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …