OKB

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka përllogaritur se më 1 janar 2020, në tërë botën, lindin 392.078 fëmijë

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka përllogaritur se më 1 janar 2020, në tërë botën, lindin 392.078 fëmijë. OKB-ja gjithashtu tërhoqi vërejtjen për numrin e të porsalindurve që vdesin në muajt e parë të jetës së tyre. Gjatë vitit 2018, rreth 2.5 milionë fëmijë vdiqën në muajin e parë të lindjes. Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara bën të ditur  se një e treta e foshnjeve, vdiqën në ditën e parë të lindjes. Shumica e vdekjeve mund të ishin parandaluar. “Fillimi i një viti të ri, dhe një dekade të re, është një mundësi për të reflektuar në shpresat dhe aspiratat tona, jo vetëm për të ardhmen tonë, por të ardhmen e atyre që do të vijnë pas nesh”, tha Henrietta Fore, drejtoreshë ekzekutive e UNICEF-it. ” “Ndërsa kalendari ndryshon çdo janar, ne na kujtohen të gjitha mundësitë dhe potencialet e secilit fëmijë që hyn në udhëtimin e jetës së saj ose tij – nëse atyre iu jepet ai shans”, tha ajo. Shkaqet e vdekjeve përfshijnë lindjen e parakohshme, komplikimet gjatë lindjes dhe infeksionet.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …