Sipas Polcisë së Kosovës, nata e festës së Vitit të Ri ka qenë kryesisht e qetë dhe pa incidente të mëdha

Sipas Polcisë së Kosovës, nata e festës së Vitit të Ri ka qenë kryesisht e qetë dhe pa incidente të mëdha

Policia e Kosovës vlerëson se ka kaluar një festë kryesisht e qetë dhe pa incidente madhore. Gjatë natës së festës së Vitit të Ri situata kryesisht ka qenë e qetë, dhe më me pak incidente se vitet e kaluara, përjashtuar disa incidente të raportuara në Policinë e Kosovës, që kryesisht kanë qenë lëndime të lehta trupore si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike, incident zjarri, armëmbajtje pa leje dhe dëmtim prone. Sa i përket sigurisë në trafikun rrugor, policia raporton se fatmirësisht nuk është evidentuar asnjë aksident me pasoja fatale, përveç atyre me dëme materiale dhe lëndime. Ndryshe, Policia e Kosovës ka vepruar bazuar në urdhrin operativ të përgatitur për festat e fundvitit dhe fillim vitin e ri 2020. Ashtu siç është bërë e ditur, qëllimi i këtij planifikimi dhe angazhimi i Policisë së Kosovës, ishte dhe do të vazhdojë të jetë ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale. Përveç tjerash gjatë festës së fundvitit, pjesë e planit ka qenë shtimi i prezencës policore në trafikun rrugor si dhe shtimi i prezencës dhe vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme ku janë mbajtur organizime festive.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …