Vetëvendosje e LDK

Vetëvendosje dhe LDK-ja pritet të rikthehen sot bisedimeve edhe pse nuk ka asgjë zyrtare rreth arritjes së një koalicioni

Pas bllokimit të bisedave për lidhjen e koalicionit qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja pritet të rikthehen sot në tryezën e bisedimeve edhe pse nuk ka asgjë zyrtare. Janë të dyja partitë që dje janë deklaruar se janë të gatshme për të vazhduar bisedimet mes tyre, siç thonë që të gjejnë një zgjidhje për formimin e qeverisë. Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, mbrëmë në një deklarim për media ka paralajmëruar një takim mes Albin Kurtit e Isa Mustafës për sot. Përkundër gatishmërisë për t’u takuan, nëse merren parasysh deklaratat e fundit të dy partive, nuk ka aq sinjale pozitive që mund të arrihet një marrëveshje e shpejtë mes tyre. Arsyeja është përplasja për karrige të pushtetit, pra ndarjen e pozitave të rëndësishme.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …