Nexhmi Lajçi

Nexhmi Lajçi: Nuk mund të jenë veteranë të UÇK-së ata që u armatosën nga Serbia për ta mbrojtur atë nga UÇK-ja

Ish-luftëtari i lirisë nga Zona Operative e Dukagjinit, Nexhmi Lajçi ka shkruar se në vitin 2014 kur është bërë verifikimi i statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit, pjesëmarrësit në luftë padrejtësisht është trefishuar numri i tyre në të gjitha zonat. Ai ka theksuar se për këtë e kanë një pjesë të përgjegjësisë edhe ish-eprorët e UÇK-së për fryrjen dhe hyrjen tinëzisht të listave të veteranëve më pa meritorë. Lajçi thotë se do pajtohesha sikur të futeshin në listat e veteranëve ata që të paktën protestonin duke na përkrahur në kohën luftës duke brohoritur para tankeve e tytave të pushkëve të policisë e ushtrisë serbo-malazeze “UÇK jemi me ty” dhe “krejt Kosova UÇK” por assesi ata që u armatosën nga Serbia si policë lokal për ta mbrojtur Serbinë nga UÇK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ publikon shpenzimet e fushatës zgjedhore të VV-së, mbi 1.7 milionë euro shpenzime për periudhën 2024-2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportin e paaudituar të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore …