BQK: Sektori bankar është duke funksionuar normalisht dhe kështu do të vazhdojë pavarësisht situatës

BQK: Sektori pensional vazhdoi të ketë kthim pozitiv në investime dhe rritje të kontributeve të reja

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se sektori pensional vazhdoi të ketë kthim pozitiv në investime dhe rritje të kontributeve të reja, e që rrjedhimisht rezultoi në rritje të aseteve. “Sektori pensional përbën 27.3 për qind e gjithsej aseteve të sistemit financiar në vend, duke qenë kështu sektori i dytë për nga pesha e rëndësisë në sistemin financiar. Vlera e stokut të gjithsej aseteve të menaxhuara nga fondet pensionale shënoi rritje vjetore prej 8.8 për qind, dhe arriti vlerën 1.91 miliard euro” thuhet në raportin “Vlerësimi tremujor i sistemit financiar”, të BQK-së. Në baza tremujore, asetet e sektorit pensional u zgjeruan për 43.9 milionë euro, si rezultat i rritjes së kontributeve të arkëtuara dhe kthimit nga investimet.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …