leoni

Besian Mustafa: Në programin e Qeverisë Kurti II ka vetëm premtime boshe pa caktim të masave dhe objektivave konkrete

Takimi i dytë brenda dy ditësh mes kryetarëve Isa Mustafa, Albin Kurti ka përfunduar pa rezultat

Takimi i dytë i zhvilluar  brenda dy ditëve të fundit  në mes të kryetarit  të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa ka përfunduar pa rezultat. Një takim tjetër është caktuar për ditën e  enjte. Zëdhënësi i LDK- së, Besian Mustafa, ka thënë se nga ky takim nuk ka asgjë të re. Por, kryetari, Isa Mustafa ka bërë të ditur se ka lëvizje në drejtim të arritjes së marrëveshjes. Burime jo zyrtare brenda LDK-së thonë se delegacioni i kësaj partie që ishte në takim me Kurtin, ka kërkuar edhe një ministri më shumë pasi Vetëvendosja  njëanshëm dhe pa asnjë konsultim  ka marrë postin e kryekuvendarit, si dhe ka kërkuar garanci që në marrëveshjen përfundimtare  posti i kryetarit të vendit t’i takojë LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …