Euro

Mos krijimi i qeverisë së re do të shkaktojnë probleme buxhetore në vend, pas datës 1 mars të vitit 2020

Vonesat në formimin e qeverisë, pritet të shkaktojnë probleme buxhetore në vend. Këshilltari politik në Ministrinë e Financave, Lulëzim Rafuna, thotë se në rast që nuk formohet qeveria e re, me 1 mars nuk do të mund të realizohet asnjë pagesë, përfshirë edhe pagat e punonjësve shtetërorë. Pavarësisht se me ligj nuk përcaktohet ndonjë afat kohor se kur duhet të miratohet buxheti i shtetit, Rafuna thotë se nëse është Kuvendi aktiv afati optimal është 31 tetori. Ai thotë se Ministria e Financave ka përgatitur buxhetin ashtu siç ka qenë i obliguar me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe është i gatshëm për procedim në Qeveri e Kuvend. Këshilltari i ish-ministrit Hamza shpjegon se buxheti i vitit 2019 mund të shfrytëzohen vetëm dy muajt e parë të vitit 2020. Ndërsa për muajn mars duhet nëj vendim i Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …