Driton Çaushi

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar se ta bllokojë edhe seancën e radhës të Kuvendit

Opozita e bashkuar: Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën edhe njëherë kanë paralajmëruar se do të përpiqen  që nesër ta bllokojnë seancën e Kuvendit. Driton Çaushi nga Lëvizja Vetëvendosje tha sot se Opozita nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket veprimeve të tyre, pasi që ditëve të fundit veprimet e Qeverisë kanë treguar se kanë edhe më shumë arsye për kundërshtim. Sipas tij, nuk ka asnjë arsye që të ndryshojmë veprimet e deritanishme në Kuvendin e Kosovës. “Opozita do të jetë në parlament dhe kundërshtimi do të jetë aq i fortë si më parë”, tha Çaushi.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryetari i SHBA-ve, Bill Clinton e viziton Kosovën në shënim të 20 vjetorit të lirisë dhe hyrjes së trupave të NATO-s

Fjalimi historik i Presidentit Clinton më 10 qershor 1999: ‘Në Kosovë bëmë gjënë e duhur

Në përvjetorin e 26-të të Çlirimit të Kosovës, rikujtohet një nga fjalimet më të rëndësishme …