Ilir Meta në Shqipëri, ka refuzuar të dekretojë ligjin “antishpifje” të miratuar disa javë më parë nga shumica socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas tij, ligji i cili ndalon shpifjen e gënjeshtrën del se po i shkelka parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik, të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit”. Ilir Meta konsideron se ligji të cilin e ka miratuar shumica në Kuvend qenka në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, madje shpifja sipas tij i shkel edhe të drejtat elementare të njeriut, sepse sipas logjikës të tij çdo njeri paska të drejtë të shpifë e të trillojë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
