Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, nga PD-ja u morën të pandehur me akuzë për falsifikimin e formularëve

Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, nga PD-ja u morën të pandehur me akuzë për falsifikimin e formularëve

Sot u mbajt seanca e parë paraprake për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, pasi u morën të pandehur për akuzën e falsifikimit të formularëve.  Lulzim Basha, u mor i pandehur në gjykatën e Tiranës përballë Prokurorisë, për lobimine  675 mijë dollarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një kompanie për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Në bankën e akuzës janë edhe ish-sekretari i Përgjithshëm të PD-së Arben Ristani dhe financieri i kësaj force politike, Ilir Dervishi. Tre personat akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve dhe formularëve”, pasi nuk kanë bërë deklarimin e shumës në pasqyrat financiare të Partisë Demokratike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa hetimet për “Pastrim të produkteve të veprës penale” u pushuan. Nëse provohen akuzat për falsifikimin e formularëve ose me paraqitjen e rreme të tyre nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, që u drejtohet organeve shtetërore, ata do të  dënohen  nga 3 deri në 7 vjet burg.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …