leoni

Ambasadori amerikan Philip Kosnett, ka kërkuar nga LDK-ja krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë së Kosovës

Ambasadori amerikan Philip Kosnett, ka kërkuar nga LDK-ja krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë së Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ambasadori amerikan, Philip Kosnett, në takim me strukturat drejtuese të këtij subjekti ka kërkuar nga udhëheqësit politikë krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë dhe përmbushjen e mandatit të votuesve. Ndërkohë  kryetari i kësaj partie,  Isa Mustafa, e ka njoftuar ambasadorin për rrjedhën e bisedimeve të deritanishme me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Duket se presionin i ambasadorit  Kosnett do të jetë vendimtar për lëshimin pe nga LDK-ja lidhur me pazarin për ndarjen e posteve me Lëvizjen Vetëvendosje. Menjëherë sapo la selinë e partisë së tij, Isa Mustafa  duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, tha shkurt  se zgjidhja është në duart e partisë së Albin Kurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …