Sot shënohet Dita Botërore e Ujit, e cila ka qëllim sensibilizimin e vëmendjes për kujdesin ndaj ujit të pijshëm

Shumë qytete të Kosovës po përballen me mungesë të ujit për shkak të mungesës së reshjeve atmosferike

Për shkak të mungesës së reshjeve atmosferike, përveç komunës së Gjilanit, edhe qytetarët e Prishtinës dhe rrethinës mund të ballafaqohen me krizë të ujit të pijshëm, thonë zyrtarët e Ujësjellësit Rajonal Prishtina. Sipas autoriteteve kompetente në Prishtinë, aktualisht ka rënie të nivelit të ujit në liqenet e Badovcit dhe Batllavës, prej të cilave sigurohet uji i pijshëm për më shumë se 140 mijë konsumatorë. Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” është ndërmarrja më e madhe e furnizimit më ujë të pijes në Republikën e Kosovës, nga e cila furnizohen me ujë tetë komuna të Kosovës, përfshirë kryeqytetin. Edhe në Shoqatën e Ujësjellësve të Kosovës, pohojnë se mungesa e reshjeve atmosferike, ka ndikuar në zvogëlimin e sasisë së ujit në nivel vendi, por gjendje më e rëndë, sipas kësaj shoqate, paraqitet të jenë në Komunën e Gjilanit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …