Punimet për zgjerimin e rrugës në Veternik po shkaktojnë kolona të gjata të veturave në kryeqytet

Punimet për zgjerimin e rrugës në Veternik po shkaktojnë kolona të gjata të veturave në kryeqytet

Punimet për zgjerimin e rrugës që kanë filluar në muajin korrik të vitit të kaluar të ura në Veterrnik në Prishtinë, po shkaktojnë kolona të gjata në kryeqytet. Edhe pse ishte premtuar nga Ministria e Infrastrukturës që në muajin dhjetor këto punime do të përfundojnë, ky projekt ende nuk është realizuar. Menaxheri i këtij projekti, Isa Berisha, vonesën e arsyeton më uljen e temperaturave. Ai ka shtuar se kompania kontraktuese do t’i përfundojë punimet e parapara brenda 60 ditëve pasi që të përfundojë sezoni dimëror. Ky projekt do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës rreth 2.5 milionë euro dhe punimet ishin paraparë të përfundojnë në një afat kohor prej rreth 6 muajsh.

Kontrolloni gjithashtu

Presidenti Begaj në Konferencën e OKB-së: Shqipëria e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin …