Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së, Jorgan Andrews do të qëndrojë sot për një vizitë në Kosovë

Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së, Jorgan Andrews do të qëndrojë sot për një vizitë në Kosovë

Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së, Jorgan Andrews do të qëndrojë sot në Kosovë për t’u takuar me përfaqësuesit e qeverisë dhe shoqërisë civile të cilët merren me çështjet e sundimit të ligjit. Gjithashtu, Andrews do të marrë pjesë në ceremoninë e dhurimit të donacionit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ku Byroja për Çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit dhuron pajisje me vlerë rreth 100,000.00 dollarë. Po ashtu, me organizim të Institutit të Kosovës për Drejtësi dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë mbahet sesion diskutimi ku do të marrë pjesë edhe Andrews. Ky i fundit do t’i adresohet audiencës lidhur me rëndësinë e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë në Kosovë. Ai do të ndajë vizionin e SHBA-ve lidhur me Kosovën në këtë fushë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Janë 33 mijë e 258 vota nga diaspora për zgjedhjet lokale në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se për zgjedhjet lokale të mbajtura dje në Kosovë …