leoni

Edhe Maria Bamieh, ish-prokurore kërkon që të raportojë për lidhur me skandalet e EULEX-it në Kosovë

Vazhdon qëndrimin në Kosovë, misioni EULEX, duke shtyrë mandatet dhe pa i pyetur institucionet e vendit

Ambasadori suedez,  Lars-Gunnar Wigemark sot ka marrë detyrën si shef i ri i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, me një mandat që zgjat deri më 14 qershor 2020. Ai është emëruar në këtë post pas  ambasadores Alexandra Papadopoulou, një diplomate greke e cila e përfundoi detyrën e saj si Shefe e EULEX-it në korrik të vitit të kaluar. “Me padurim po e pres këtë emërim të ri dhe sfidues. Unë do të angazhohem ashtu që EULEX-i të vazhdojë të jetë partner i besueshëm për partnerët dhe miqtë e mi, duke u ofruar kolegëve tanë të kamotshëm të sundimit të ligjit ndihmë konkrete, me kohë dhe të dobishme ashtu që ata të vazhdojnë të bëhen më të fuqishëm dhe më të zotë për ta vazhduar rrugëtimin e tyre në drejtimin evropian tha Wigemark një diplomat suedez, i cili  ka shërbyer si shef i delegacionit të BE-së në Bosnje e Hercegovinë. EULEX-i nuk heq dorë nga qëndrimi në Kosovë, edhe pse deri tri herë miu ka shtyrë mandati pa ndonjë bazë të qëndrueshme ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …