Listës së përbashkët të partive shqiptare, në zgjedhjet parlamentare në Serbi, iu ka bashkuar edhe Partia Demokratike

Listës së përbashkët të partive shqiptare, në zgjedhjet parlamentare në Serbi, iu ka bashkuar edhe Partia Demokratike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se marrëveshjes të subjekteve politike shqiptare në Kosovën Lindore  për një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare në Serbi, i është bashkuar edhe Partia Demokratike. Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, marrëveshjen e firmosi edhe kryetari i këtij subjekti, Nagip Arifi. Në takim nënvizuam edhe njëherë rëndësinë e patjetërsueshme të bashkimit politik e bashkëpunimit ndërpartiak në mbrojtje të interesave kombëtare e politikave zhvillimore në përgjithësi”, ka bërë të ditur Cakaj. Nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar, për herë të parë, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, do të veprojnë me një program, sa herë do të jenë në pyetje parimet kombëtare dhe çështja e komunave të Kosovës Lindore.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj me mesazh prekës për Jakup Krasniqin: Do ta ndaja një pjesë të jetës për të të zëvendësuar

Gjeneral Daut Haradinaj ka publikuar një mesazh me tone të thella emocionale kushtuar ish-zëdhënësit të …