leoni

GJND-ja ka urdhëruar masa për të parandaluar gjenocidin ndaj myslimanëve Rohingya, në Mianmar

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar vetëm të merren masa për të parandaluar gjenocidin ndaj myslimanëve Rohinja në Mianmar, edhepse gjenocidi ka ndodh dhe po ndosh aktualisht. Vendimi vjen pavarësisht se udhëheqësja, Aung San Suu Kyi, e cila ka fituar çmimin Nobel për paqe,  ka mohuar gjenocidin, duke shtuar se gjykata e Kombeve të Bashkuara nuk ka juridiksion mbi këtë çështje. Mijëra Rohinja janë vrarë dhe më shumë se 700 000 janë larguar në Bangladeshin fqinjë, gjatë një sulmi të ushtrisë së Mianmarit me shumicë budiste më 2017. Mianmari gjithmonë ka këmbëngulur se po merrej me një kërcënim nga ekstremistët në shtetin Rakine dhe Suu Kyi e ka mbrojtur atë qëndrim, duke e përshkruar dhunën si një “konflikt të armatosur të brendshëm” të shkaktuar nga sulmet e militantëve.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra: Masat e paralajmëruara të Bashkimit Evropian nuk përbëjnë lajm të mirë për Kosovën

Blerta Deliu-Kodra bën thirrje për protestë kundër VV-së: “Kuvendi është marrë peng, qytetarët të mobilizohen”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë thirrje për protestë kundër Lëvizjes …